PS nis mbledhjen e 20 mije Firmave, per ligjin e zgjedhjeve

Partia Socialiste lajmeroi dje gjate zhvillimit te protestes, inicimin e nje nisme ligjore per te kerkuar me ane te firmave propozimin e nje projektligji ne Kuvend. Keshtu pra, 20 mije firmat qe do te mblidhen nga socialistet, do te sherbejne si rruge alternative per te plotesuar nje nga kerkesat e selise roze, per miratimin e nje ligji per zgjedhjet. Sipas rregullores se Kuvendit per propozimin e ligjeve, e drejta per te propozuar ligje i takon Keshillit te Ministrave, cdo deputeti dhe 20 mije zgjedhesve. Kjo e fundit eshte rruga qe ka zgjedhur partia me e madhe ne opozite, per te cuar ne Kuvendin e Shqiperise nje ligj per zgjedhjet, qe do te lejonte me pas ngritjen e nje komisioni te posacem per hetimin e zgjedhjeve. Ndersa, gjate fjalimit te mbajtur ne mitingun e zhvilluar nga Partia Socialiste, e cila mbeshtetej nga aleatet e majte, shoqata dhe sindikata, kryesocialisti Edi Rama, ka ftuar te gjithe te pranishmit qe te firmosnin per hetimin e zgjedhjeve. Protesta, e cila filloi rreth ores 17 e 30, nisi me himnin kombetar dhe fjalen e hapjes qe e mbajti deputeti i Partise Socialiste, Pandeli Majko. Pas tij kane vijuar te tjera personalitete, deputete socialiste, kryetare sindikatash dhe qytetare te shoqerise civile. Sloganet e kesaj proteste ishin: "Ku eshte vota ime"; "Dua te shoh voten time" dhe "Hapni kutite". Ndersa, kesaj proteste iu jane bashkuar edhe 50 autobuse te ardhur nga rrethet, te mbushur me anetare te Partise Socialiste. Ajo qe u vu re ishte dhe prania e perfaqesuesve te Levizjes se Mendimit Ndryshe, Arben Malaj, Musa Ulqini dhe Eva Allushi. Fjalen e fundit, e mbajti lideri socialist, Edi Rama, i cili riperseriti perpara Kryeministrise kerkesat e tij per mazhorancen aktuale dhe shpjegoi arsyet e nisjes se protestave. "Ju bej thirrje te gjitheve, qe te firmosni projektin e nje grupi ekspertesh, per t'ju drejtuar nje populli te tere, qe kerkon hetimin e atyre zgjedhjeve, qe u deformuan padrejtesisht. Kjo eshte vetem hapja e nje sezoni protestash, ne cdo shesh e ne cdo rruge te Shqiperise", drejtoi thirrjen Rama. Ai theksoi se nuk do te ndalen perpara asgjeje dhe askujt ne kerkimin e se drejtes se tyre, sepse e drejta tyre as nuk shitet dhe as nuk negociohet. Sipas tij, zgjedhjet e lira e te ndershme u minuan per te ricikluar pushtetin e familjes qe kontrollon qeverine per llogari te saj dhe votat e popullit opozitar, te majte e te djathte, u grabiten per te ricikluar, pushtetin abuziv mbi pronat publike e private te shqiptareve. Ndersa ne sheshin perreth vendit ku u organizua protesta, ishin ngritur stenda per te mbledhur firmat e protestuesve. Ne fund, pas fjales se Rames, mitingu u mbyll me kengen e Michael Jackson, "They don't care abort us".
RREGULLORJA E KUVENDIT
KREU I
NISMA LIGJVENESE
Neni 68
Propozimi i ligjeve
1. E drejta per te propozuar ligje i takon Keshillit te Ministrave, cdo deputeti dhe 20 mije zgjedhesve.
2. Projektligjet duhet te jene te hartuara ne formen e nje akti normativ dhe te jene te shoqeruara me nje relacion, i cili duhet te permbaje objektivat qe synohen te arrihen me miratimin e tij.
Legisi: Sebashku, per te mbrojtur dinjitetin e votes
Ish-anetari i LSI-se, Ndre Legisi, deklaroi dje gjate mitingut se ishte aty bashke me Xhufin dhe Brokaj, per te kerkuar ashtu sic kerkuan ne 2005, hapjen e kutive te votimit per t'i dhene fund krimit elektoral dhe zbardhjen e kutive. "Jemi sot sebashku pa dallim, jo per te ndare copat e pushtetit, por per te mbrojtur dinjitetin e votes, ndaj te gjithe mitingjet tona, kudo qe te zhvillohen kane nje karakter historik ndaj konceptit dhe kerkesave qe mbart kjo proteste",-tha Legisi.
Milo: NATO s'na mbron nga "hajdutet" e votes
Kryetari i Partise Demokracia Sociale, Paskam Milo, deklaroi dje se hapja e kutive te votimit, eshte nje kauze qe nuk duhet te jete vetem e opozites, por e gjithe shqiptareve. "Ne shkuam ne keto zgjedhje, se si vend anetar i NATO-s dhe si kandidat per BE do te lenim pas, historine e hidhur te mashtrimeve elektorale te se kaluares, por nuk qe e thene, NATO e ka me te lehte te mbroje pavaresine, por nuk mund te te mbroje nga hajdutet e votes, te cdo ngjyre",-tha Milo.
Gjinushi: Opozita eshte ne Kuvend, shumica jashte saj
Kryetari i Partise Socialdemokrate, Skender Gjinushi, duke iu pergjigjur deklaratave politike se, "opozita eshte jashte', tha se opozita ne Kuvend eshte, jashte kane mbetur shumica. "Berisha dhe te tjere thone qe mungojne faktet, por fakt eshte qe nuk u pajisen me karta identiteti 300 mije njerez, fakt eshte qe shteti u be njesh me partine. Fakte-fakte thone njerezit e Berishes, por ne i themi kryefaktin e keni brenda ne kuti dhe do te japin vetem nje lexim. Berisha largohu!", tha Gjinushi.
Dule: Ne demokraci, ne themel qendron vota e barabarte
Kryetari i Partise Bashkimi per te Drejtat e Njeriut, Vangjel Dule, deklaroi dje se ne demokraci, ne themel qendron vota e barabarte, pa te cilen asnje investim nuk mund te qendroj. "Ndaj jemi sot ketu, pa dallime partiake, per te kerkuar qe vota te respektohet, te numerohet, sepse mbeshtetet e ardhmja e qytetareve evropian", theksoi Dule. Ai solli ne vemendje se ne 28 qershor u tha se Shqiperia ishte ne procesin delikat, por pa demokraci cfare kuptimi do te kishin gjerat.
Majko: Hapja e kutive, asgje e cuditshme per veshet e te huajve
Deputeti i Partise Socialiste, Pandeli Majko, deklaroi dje se kerkesa e opozites nuk eshte asgje e cuditshme, per veshet e nderkombetareve. "Nuk po kerkojme asgje te pamundur, asgje te cuditshme per veshet e evropianit dhe amerikanit, por kerkojme thjesht te hapet kutia e votimit, te behet transparent rezultati. Kerkojme qe vota perfundimisht te lexohet, qe askush neser te mos shkoje tek kutia e votimit duke na bere pyetjen, a do na e mbroni voten, a do te lexohet vota ime?", theksoi Majko. Ai theksoi se sot institucionet e shtetit shqiptar, ngjajne me kutite e pahapura te votes se lire te shqiptareve. Sipas tij, PS do te filloje punen e opozites me mitingun e votes se lire, nuk ka gje me te mire per nje opozite se te filloje kauzen e saj te pare si opozite, duke kerkuar voten e lire. "Verifikimi i votes sot per Shqiperine dhe shqiptaret nuk eshte thjesht nje kerkese, por eshte nje konkluzion, nje konkluzion i viteve te veshtira te tranzicionit, ku kutite se bashku me rezultatin e manipuluar, jane mbyllur dhe varrosur", u shpreh deputeti i partise me te madhe ne opozite.