Obama nuk do të takohet me Netanyahun

Shtëpia e Bardhë thotë se dy udhëheqësit diskutuan mbi programin bërthamor të Iranit gjatë një telefonate që zgjati 1 orë dhe janë të një mendimi për përmbajtjen e Iranit nga zotërimi i një arme bërthamore.
Por një deklaratë e Shtëpisë së Bardhë thotë se nuk ka pasur asnjë kërkesë për Netanyahu që të takohet me presidentin Obama në Washington
Një zyrtar i Shtëpisë së Bardhë tha më herët se vendimi i Obamas nuk duhet të interpretohet si një refuzim për të takuar kryeministrin izraelit.
Zëdhënësi i Këshillit të Sigurisë Kombëtare, Tommy Vietor, tha se të dy udhëheqësit nuk do të jenë në Neë York në të njëjtën kohë dhe se udhëheqësit amerikanë dhe izraelitë janë në "kontakt të shpeshtë."
Ai tha se gjatë vizitës së tij, Netanyahu do të takohet me zyrtarë tjerë të lartë amerikanë, duke përfshirë Sekretaren e Shtetit, Hillary Clinton.