E Shtunë, 31 Tetor 2026

Lavrov: Perëndimi po e pranon terrorizmin

Ministri i Jashtëm i Rusisë, Sergei Lavrov, theksoi se Perëndimi pranon sulmet terroriste, kur në to sheh dobi politike.

“Kur bëhet fjalë për dobi politike, nga këndvështrimi i Perëndimit, atëherë veprat terroriste janë të pranueshme për Perëndimin”, tha Lavrov, duke komentuar refuzimin e shteteve të përhershme anëtare të Këshillit të OKB-së për të dënuar “aktet terroriste” në Siri dhe Irak.

Ai sërish përsëriti se Rusia e konsideron si të papranueshëm injorimin e konfliktit në Siri, por gjithashtu edhe përzierjen e të huajve në Siri.

“Të gjithë partnerët e huaj duhet të kërkojnë nga palët në konflikt që të ndalin gjakderdhjen dhe të sigurojnë që sirianët të ulën në tavolinën e bisedimeve dhe pa asnjë përzierje nga jashtë të kërkojnë rrugët për të arritur një pajtim kombëtarë”, tha Lavrov.

Ai gjithashtu theksoi se Rusia e konsideron si kundërthënës planin e NATO-s që të mbajë bazat e veta në Afganistan, pas tërheqjes të forcave të aleancës nga ky vend, në fund të vitit 2014.

“Këtu na nevojitet një qëndrim i qartë, nëse misioni antiterrorist ka përfunduar, e kjo është ende nën pikëpyetje, atëherë atje bazat mbahen hapur për arsye tjera”, tha Lavrov.

Agjencia ruse e lajmeve, RIA Novosti, njoftoi se nuk ka arritur të sigurojë ndonjë koment nga NATO-ja në lidhje me deklaratën e Lavrovit.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›