E Shtunë, 31 Tetor 2026

Obama nuk i kërkon falje Romneyt

Presidenti amerikan, Barack Obama, e ka refuzuar kërkesën e kandidatit presidencial të Partisë Republikane, Mitt Romney, për të kërkuar falje për akuzat se Romney i ka dërguar vendet amerikane të punës amerikane në shtetet e tjera, kur ai e udhëhoqi një kompani investuese.

Obama tha shkurt:”Ne nuk do të kërkojmë falje”.

Romney ka këmbëngulë për kërkim falje, duke thënë se sulmet personale kundër tij janë “nën dinjitetin e presidencës”.

Romney ishte nën kritika të shpeshta nga demokratët e Obamës për kohën sa ishte në kompaninë Bain Capital, duke thënë se Romney i pasur është i interesuar vetëm për t’i ndihmuar milionerët.

Aleatët e Mitt Romneyt thonë se sulmet janë përpjekje për ta shmangur vëmendjen e votuesve nga fakti se Barack Obama ka dështuar ta ringjallë ekonominë amerikane.

Zgjedhjet presidenciale në Shtetet e Bashkuara mbahen në muajin nëntor.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›