Erdogan sërish kandidat për kryetar të AKP-së

"Kjo do të jetë hera e katërt dhe fundit" theksoi ai.
Erdogan do të jetë kandidat i vetëm për pozicionin liderit në Kongresin e madh të rregullt të partisë, i cili do të mbahet më 30 shtator.
Pas zgjedhjeve më 12 qershor të vitit 2011, në të cilat Partia e Drejtësisë dhe Zhvillimit korri fitore bindëse, Erdogan deklaroi se nuk do të kandidohet më për lider të partisë.
Analistët parashikojnë se Erdogan pas dy viteve, kur skadon mandati presidencial i Abdulah Gulit, planifikon të kandidohet për funksionin e presidentit të Turqisë.
"Në mënyrën me të cilën e ripërtërimë Turqinë, do ta ripërtërimë edhe partinë tonë" tha Erdogan.
Ai njëkohësisht po i vazhdon edhe negociatat me liderin e partisë islamike Partia e Zërit të Popullit, Numan Kurtlush, për inkuadrimin e kësaj partie në radhët e Partisë së Drejtësisë dhe Zhvillimit.
Sipas disa supozimeve, Kurtulush do të jetë kryesonte degën e AKP-së në Stamboll.