LSI reagon ndaj deklaratave te Dacic per heqjen e monumentit te Presheves

Nënkryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim Klajda Gjosha ka reaguar sot duke i cilësuar provokuese për shqiptarët deklaratat e kryeministrit të Serbisë, Ivica Dacic. Gjosha i është referuar deklaratës ku Dacic kërkon heqjen e monumentit të Preshevës.
LSI I bën thirrje kryeministrit serb që të tërhiqet nga deklarata të tilla që nuk i shërbejnë aspak klimës së fqinjësisë së mirë dhe mbarëvajtjes së paqes dhe stabilitetit në rajon.
Kryeministri serb Ivica Daçiç ka vënë kusht për takimin e radhës në Bruksel heqjen e përmendores së ngritur në nder të luftëtarëve shqiptarë dhe martirëve të rënë në zonën e luginës së Preshevës.
Monumenti do të hiqet nga shqiptarët dhe nëse nuk e bëjnë ata këtë do e bëjë qeveria – shprehet Daçiç.
Po ashtu kryeministri serb ka lënë dhe një afat për heqjen e monumentit që sipas tij duhet të bëhet para datës 17 janar.
Kreu i qeverise serbe e ka quajtur provokim monumentin si dëshmi e faktit se qeveria e Beogradit nuk kontrollon dot të gjithë territorin e shtetit serb.