E Shtunë, 31 Tetor 2026

Noka Me 23 qershor mandati i trete

Partia demokratike Shqiptare vjen ne kete jubile me nje ser arritjesh. Kështu u shpreh Ministri i Brendshem Flamur Noka ne festimet e 22 vjetorit te deges se PD ne Kukes.
“Nën qeverisjen e PD-së, Shqipëria u bë vend anëtar i NATO-s, koalicionit më të madh që ka njohur historia e botërore, bazuar në parimet e lirsië dhe demokracisë. Ashtu sikundër kishte premtuar, Qeveria Berisha në vitin e parë të mandit të dytë qeverisës u mundësoi shqiptarëve heqjen e barrierës së vizave. Tashmë shqiptarët, lëvizin pa viza si qytetarë të lirë në gjithë hapësirën Shengen e më gjerë”- u shpreh Noka.

Deputeti Noka u ndal edhe ne pergatitjet per zgjedhjet e ardhshme parlamentare te 23 qershorit, duke garantuar edhe per nje mandat te trete.
“Zgjedhjet e 23 e qershorit, do të jenë një triumf i padiskutueshëm, një fitore e thellë ashtu sikundër 20 vite më parë. PD ka startuar tashme bindshëm rrugës e saj drejt mandatit te tretë qeverises, së bashku me aleatët tanë”- theksoi ai.
PD është e sigurtë në votbesimin dhe rimandatimin e saj pasi gëzojmë mbështetjen dhe besimin e shqiptarëve. Është detyrim ndaj Shqipërisë dhe interesave të shqiptarëve të ripërsërisim fitoren historike të vitit ‘92. Kjo fitore është nje domosdoshmëri historike, kur shohim se përballë nesh eshte njeriu anti integrim që quhet Edvin Kristaq Rama.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›