Obama përballë sfidës së krizës dhe një kongresi të ndarë
ÇIKAGO- I nxitur nga fitorja e tij e qartë, Barack Obama kaloi sot me sukses garën për një mandat të dytë presidencial, por ndodhet përballë sfidës të bashkëjetesës së vështirë me republikanët në Kongres, në kontestin e krizës ekonomike dhe borxhit të thellë.
"Ironia është që zgjedhjet më të shtrenjta në historinë amerikane kanë përfunduar me një status quo", nënvizon ''Washington Post'' duke zbuluar, si pjesa më e madhe e medias amerikane, se presidenti demokrat do të përballet me një sfidë të rrezikshme.
Fjalimi i djeshëm pas fitores ngjante me atë të vitit 2004 në konventën demokrate në Boston.
"Ne nuk jemi aq të ndarë sa sistemi ynë politik bën të besosh. Ne nuk jemi aq cinikë sa mendojnë vëzhguesit. Ne jemi më të rëndësishëm se ambiciet tona individuale dhe ne jemi më shumë se një koleksion shtetesh, republikanë dhe demokratë'', shkruan ai.
''Në javët dhe muajt që do të vijnë, synoj të shtrij dorën dhe të punoj me drejtuesit e dy partive për të qenë në lartësinë e problemeve që ne mund të zgjidhim së bashku'', shtoi ai duke përmendur reduktimin e deficiteve, reformën e taksave dhe një reformë për imigracionin.
Presidenti amerikan fitoi 303 kolegje zgjedhore kundër 206 për kundërshtarin e tij republikan, Mitt Romney. Në nivel kombëtar, Obama fitoi rreth 50,2 për qind të votave kundër 48,3 për qind për kundërshtarin republikan.
(BalkanWeb)