E Shtunë, 31 Tetor 2026

FIFA, Shqipëria ngjitet 17 vende

Kombëtarja shqiptare është ngjitur me 17 vende në renditjen e përmuajshme të FIFA-s, publikuar dje nga ky institucion. Shqipëria gjendet tashmë në vendin e 67-të, nga i 84-ti që ishte në muajin tetor. Shkak për këtë rritje të dukshme ka qenë fitorja 1-0 me Slloveninë. Ndërkohë, sa i përket klasifikimit të përgjithshëm, në krye vazhdon të qëndrojë Spanja, e cila ndiqet sërish nga Gjermania. Argjentina renditet e treta, duke spostuar Portugalinë, ndërsa Italia ka marrë vendin e pestë.

(a.k/A.Latifi/BalkanWeb)

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›