Kapllani bëhet baba, lind djali Noel
Edmond Kapllani është bërë baba për herë të dytë, teksa të dielën gruaja e sulmuesit shqiptar ka sjellë në jetë djalin Noel. Sipas mediave gjermane, ai ishte i gjatë 55 centimetra dhe peshonte 4030 gramë. Ky ishte fëmija i dytë për Kapllanin, që e mori vesh lajmin menjëherë pas fitores që skuadra e tij FSV Frankfurt, fitoi 2-1 ndaj Duisburgut në Bundesligën e dytë. Sulmuesi shqiptar ka shënuar 5 gola këtë sezon në Gjermani, duke u bërë lojtari kryesor për sulmin e Frankfurtit.
(a.k/A.Latifi/BalkanWeb)
(a.k/A.Latifi/BalkanWeb)