E Shtunë, 31 Tetor 2026

Obama përfundon vizitën në Kanada

Presidenti amerikan Barak Obama ishte dje për një udhëtim të shkurtër në Kanada. Ky ishte udhëtimi i tij i parë jashtë vendit, që nga ardhja në Shtëpinë e Bardhë. Në takimin e tij me kryeministrin kanadez, Steven Harper, ai u përqendrua në ekonominë globale në recesion, tregëtinë, energjinë, ambientin dhe të ardhmen e Afganistanit. Takimi u zhvillua në një kohë të karakterizuar nga tensione globale, por të dy udhëheqësit nënvizuan pozitat e tyre të përbashkëta. "Ekonomia dhe siguria jonë po provohen në mënyra të reja dhe sot unë dhe Kryeministri u përqendruam në disa nga këto sfida",tha presidenti Obama. Mes këtyre sfidave hyjnë ndihmat për ekonominë ndërkombëtare, mbrojtja e ambientit, dhe zhvillimi i strategjive të reja për Afganistanin. Gjatë një konference të përbashkët për shtyp në Otava me kryeministrin Harper, presidenti Obama foli për tregtinë, si mënyrë për të nxitur zhvillimin ekonomik global. Ai u përpoq të largonte shqetësimet rreth proteksionizmit amerikan në kohën e recesionit. "Unë i njoh shqetësimet e njerëzve në Kanada, sidomos kur kemi parasysh se sa e rendësishme është tregtia me Shtetet e Bashkuara për ekonominë kanadeze. Unë i dhashë garanci kryeministrit Harper se ne dëshirojmë të zhvillojmë më shumë tregëti mes nesh e jo ta zvogëlojmë atë" u shpreh ai

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›