E Shtunë, 31 Tetor 2026

Presidenti Sejdiu vizitë në SHBA

Presidenti i Republikës së Kosovës,Fatmir Sejdiu do të udhëtojë sot për në SHBA. Sejdiu fillimisht do të qëndrojë në Phoenix të shtetit të Arizonës, ku do të mbajë një ligjëratë në Universitetin Shtetëror të Arizonës, i cili e ka dekoruar me çmimin prestigjioz për Lidership Global. Pastaj, presidenti Sejdiu do të udhëtojë për në Washington, ku bashkë me kryeministrin Thaçi dhe me ministrin e Jashtëm Hyseni do të takohen me Sekretaren Amerikane të Shtetit, Hillary Clinton. Presidenti Sejdiu, siç bëhet e ditur në një komunikatë të Presidencës do të vazhdojë qëndrimin e tij në ShBA deri më 2 mars, ndërsa gjatë kësaj kohe ai do të takohet me përfaqësues të ndryshëm të misioneve diplomatike në OKB.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›