E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pakistan, bombë në një funeral, 20 të vdekur

20 persona kanë gjetur vdekjen si pasojë e shpërthimit të një bombe gjatë një funerali në veriperendim të Pakistanit dhe disa të tjerë u plagosen. Sulmuesit shfrytëzuan ceremoninë e përcjelles për në banesën e fundit të një myslimani sheit të ekzekutuar një ditë më parë, për të aktivizuar bombën. Numri i viktimave sipas autoriteteve mund të rritet. Shpërthimi ndodhi në Dera Ismail Khan, një qytet pranë një krahine gjysmëautonome, që ka një histori të dhunës sektariane. Në këtë zonë është vendosur shtetrrethimi. Shpërthimi u pasua nga goditje me armë dhe vënia e zjarrit disa automjeteve.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›