E Shtunë, 31 Tetor 2026

Braçe:Berisha gënjen për të pastrehët

Dje Kryeministri në ikje i Shqipërisë, Sali Berisha gënjeu kur tha se qeveria do të strehonte 6000 familje që rezultojnë të pastreha. Kështu u shpreh nënkryetari i Partisë Socialiste Erion Braçe në një konferencë për shtyp. Sipas Braçes ky vendim nuk ekziston sepse thelbësisht në buxhetin e vitit 2009, qeveria nuk ka asnjë fond për të mbështetur financiarisht, as për interesat, as për principalin, as për kredinë pra, as për shtëpinë. Po kështu Braçe shtoi se vendimi i Berishës është është antikushtetues për 3500 familje shqiptare që banojnë në shtëpitë e ish-pronarëve. Berisha duhet të përgatitet në këto ditë për një fluks të ri të pastrehësh, që po e prodhon keqqeverisja e tij theksoi Braçe

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›