E Diel, 1 Nëntor 2026

Obama përshëndet marrëveshjen për buxhetin federal

Presidenti Barak Obama e ka përshëndetur marrëveshjen e udhëheqësve të Kongresit, e cila shmangu mbylljen e shërbimeve qeveritare, duke thënë se "amerikanët që kanë besime të ndryshme u bënë bashkë".

Obama tha se disa shkurtime do të jenë të dhimbshme, por shtoi se Shtëpia e Bardhë i ka mbrojtur projektet prioritare të saj.

Kryetari i Dhomës së Përfaqësuesve, republikani Xhon Boner raportoi për arritjen e marrëveshjes dy orë para afatit të fundit, pas të cilit qeveria amerikane do të duhej të ndërpriste një pjesë të madhe të aktiviteteve.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›