Obama propozon një hua prej 100 miliardë dollarësh
Uashington - Presidenti amerikan, Barak Obama, propozon dhënien e një huaje prej 100 miliardë dollarësh për Fondin Monetar Ndërkombëtar. Kjo hua jepet me qëllimin e rritjes së burimeve financiare të FMN-së. Obama i bën thirrje gjithashtu vendeve në zhvillim të japin një kontribut më të madh në këtë drejtim.
"Nuk përfaqëson një shpenzim buxhetor apo rritje të deficitit, pasi në mënyrë të efektshme përfaqëson një shkëmbim të aseteve", deklaron Obama përmes një letre drejtuar liderëve të Kongresit.
Huaja 100 miliardë dollarësh është pjesë e angazhimeve të marra në samitin e G20-s, i cili u zhvillua në fillim të muajit prill në Londër. Në këtë samit u ra dakord për trefishimin e burimeve të FMN-së, në mënyrë që të ndihmohen vendet në zhvillim për të përballuar sa më lehtë krizën financiare.