E Shtunë, 31 Tetor 2026

PS: Hiqni taksën e votës

Tiranë -Partia Socialiste ka kërkuar sërish sot, që qeveria të heqë taksën e votës. Me anë të një konference, sekretar për Çështjet Zgjedhore në PS, Kastriot Islami. “Disa ditë rresht me shqetësim i kemi kërkuar me të gjitha mënyrat Kryeministrit të reflektojë, për të hequr taksën e votës dhe të çlirojë zgjedhjet nga makthi i vjetër i manipulimeve. Kryeministri duke bërë shurdhin po vë edhe këtë radhë zgjedhjet në rrezik. Ai përfundimisht po merr përgjegjësinë e rëndë të prishjes së tyre. Berisha nuk po e dëgjon zërin e votuesve të varfër, të opozitës dhe të partnerëve ndërkombëtarë. Duke i shpërfillur ato po afron çdo ditë dështimin e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme”-theksoi Islami nga selia e partisë së tij.

Ai tha se do të ishte e rënë që një vend i NATO-s të dështonte në realizimin e zgjedhjeve të lira e të ndershme, por ky dështim gjithashtu, sipas Islamit do të ishte një goditje shumë e rëndë për fitimin e statusit të vendit kandidat, dhe një moment i humbur e vonesë në rrugën drejt BE.

“Arsyeja e vërtetë për heqjen e kësaj takes, lidhet me varfërinë e shumë votuesve dhe pamundësinë e tyre për të përballuar këtë takes, që nuk e ka asnjë vend i NATO-s apo vend i BE. Kërkesa e PSSH ka qenë e thjeshte dhe e qartë: çdo votues pa pasaportë të pajiset falas deri në zgjedhje me kartë identiteti, si mjeti i vetëm për të votuar dhe për të shmangur manipulimet. Funksionet e tjera të kartës së identitetit të trajtohen pas përfundimit të zgjedhjeve”-vijoi më tej.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›