Obama rinis përpjekjet për reformën në shëndetësi
Pas një periudhe heshtjeje dhe reflektimi, Presidenti amerikan, Obama, është përpjekur që të rigjallërojë propozimin e tij për të reformuar sistemin shëndetësor në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Qëllimi i këtij ndryshimi është shndërrimi i mbulimit me sigurime i një pjese më të madhe të popullsisë, përmes bërjes së kostos së tij më popullore dhe më të përballueshme dhe nga shpresat e varfra.
Propozimi vjen tri ditë para takimit bipartizan të Shtëpisë së Bardhë, në të cilin do të synohet arritja e një mbështetjeje publike më të madhe për ndryshimin që pritet të mbulojë edhe 10 milionë amerikanë të tjerë, përveç atyre ekzistues. Ka zëra, sipas të cilëve Obama po përpiqet që të kalojë pengesat e votës nga republikanët, duke kërkuar një votë me shumicë të thjeshtë në Senat, pra me 51% e jo me 60 vota, siç është ligji. Burimet nga Shtëpia e Bardhë nuk kanë dhënë ndonjë hollësi në lidhje me këto detaje, por sipas tyre është shumë e rëndësishme që ky ligji të kalojë dhe t’i shërbejë një numri më të madh njerëzish nga sa mbulon deri më sot. “Paketa është hartuar duke pasur parasysh fleksibilitetin e marrëdhënieve me republikanët”, kanë vazhduar burimet nga Shtëpia e Bardhë. Sipas Obamës, propozimi i ri zgjidh shumë diferenca dhe kontradikta të projekteve të mëparshme. Ndërkohë, disa republikanë e kanë refuzuar menjëherë planin e ri të Obamës. Sipas tyre, ai nuk përbën një përpjekje serioze në lidhje me zgjidhjen e problemeve të mëdha me të cilat po përballen amerikanët edhe në fushën e kujdesit shëndetësor. Propozimi i ri bazohet në ligjin e Senatit dhe ka një kosto prej 950 miliardë dollarësh, dhe është një reformë që do të shtrihet në një hark kohor prej 10 vitesh. Ai do të reduktojë edhe deficitin brenda së njëjtës periudhë kohore me 100 miliardë. Ai do të shtrijë shërbimin shëndetësor edhe te të varfrit, duke e bërë koston e tij më të përballueshme prej shtresave që deri më sot nuk kanë mundur ta kenë dot, si dhe rrit mbikëqyrjen federale ndaj premiumeve të ndryshme të sigurimit, që me ligjin aktual janë jo fort të kontrolluara. Në këtë ligj parashikohet një shtim i ndihmës për pagesën e taksave për sa i përket biznesit të vogël. Demokratët kanë hasur së fundmi vështirësi në miratimin e këtij ligji në Senat, pas vdekjes së senatorit Kenedi dhe zëvendësimit të tij me një republikan. Kjo bëri që ata të kumbisnin një votë në tërësinë e 60 viteve që duhen për të miratuar një ligj në Senat. Kjo bëri që Obama ta rishikonte paketën e tij të paraqitur deri më tani dhe të kundërshtuar nga republikanët, duke bërë ndryshimet e mundshme për arritjen e një konsensusi. Por konsensusi duket i vështirë dhe bashkë me të edhe miratimi i ligjit, edhe sepse demokratët ende vazhdojnë që të kenë kontrollin si në Kongres, ashtu edhe në Senat.
Të enjten do të ketë një debat televiziv në lidhje me ligjin në të cilin do të marrë pjesë edhe Obama. Ky debat pritet që të shënojë një moment të rëndësishëm në përpjekjen e Obamës për të kaluar legjislacionin e tij dhe vjen pas muajsh debatesh të ashpra në Kongres. Kongresi dhe Senati kanë aprovuar versione të ndryshme të ligjit në fund të vitit të kaluar dhe tani këto versione duhet që të kombinohen në një draft të vetëm, në mënyrë që Obama ta shndërrojë më pas në ligj të ri.
#