E Shtunë, 31 Tetor 2026

Obama, sanksione të reja kundër Iranit, Sirisë e mbështetësve

E hëna nuk ka rezultuar aspak pozitive për Iranin dhe Sirinë, të cilat kanë marrë dhe një dozë të mirë sanksionesh , të shpallura nga presidenti amerikan Barak Obama. Duke folur në Muzeun e Holokaustit në Uashington, Obama tha se bota nuk duhet të lejojë përsëri që urrejtja të zë rrënjë dhe të mbjellë "çmendurinë " e mizorive masive.

Obama tha para të mbijetuarve të Holokaustit dhe familjeve të tyre se "sovraniteti kombëtar kurrë nuk është një licencë për të vrarë" njerëzit.

Obama tha se Shtetet e Bashkuara kanë vendosur sanksione të reja për individët dhe subjektet në Iran dhe Siri, që përdorin teknologjinë që ka në shënjestër qytetarët dhe dëmtimin e të drejtave të tyre.

Obama njoftoi gjithashtu për dhënien e Medaljes Presidenciale të Lirisë, pas vdekjes, për ish zyrtarin polak Jan Karski, i cili ishte ndër njerëzit e parë që siguroi të dhënat e Holokaustit në botë gjatë Luftës së Dytë Botërore.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›