Obama shkon per pushime ne Havai

Presidenti Barak Obama la Uashingtonin per te shkuar ne Havai ku ai do ti bashkohet familjes se tij per pushimet e fundvitit. Ai i kishte shtyre pushimet per afro nje jave sepse i duhej te perballej me nje situate te tensionuar politike midis tij dhe Kongresit mbi ceshtjen e zgjatjes se nje shkurtimi te taksave.
Bashkeshortja e zotit Obama Michelle Obama dhe vajzat e tyre Malia dhe Sasha kane qene ne Havai qysh prej javes se shkuar nderkohe qe Presidenti qendroi ne Uashington duke negociuar me mjaft tensione me Kongresin lidhur me kohezgjatjen e ligjit mbi shkurtimin e taksave mbi pagat.
Akti i fundit i drames u zhvillua ne oret e para te se premtes kur Senati dhe me pas Dhoma e Perfaqesuesve miratuan me shpejtesi nje kompromis per te zgjatur shkurtimin e taksave per dy muaj te tjere.
Zoti Obama firmosi ligjin i cili gjithashtu le ne fuqi ndihmen e parashikuar prej qeverise federale per te papunet duke aprovuar edhe nje mase tjeter legjislative te vecante e cila do te lejoje vazhdimin e punes per zyrat qeveritare gjate vitit 2012.
Edhe pse mbajtja ne fuqi e taksave te reduktuara u sigurua vetem per 60 dite kjo shihet gjeresisht si nje fitore per zotin Obama i cili kerkon te rizgjidhet President ne zgjedhjet e vitit 2012 dhe te pakten si nje humbje e perkoheshme per kundershtaret republikane.
Gjate fjales se tij para nisjes per ne Havai Presidenti Obama tha se perfundimi i gjendjes se bllokuar politike do te ndihmoje miliona amerikane si dhe ekonomine duke shtuar se debatet e Uashingtonit nuk duhet te bazohen mbi lojera politike. Por ai tha se Kongresi kur te kthehet ne janar duhet te punoje per te zgjatur shkurtimin e taksave per gjithe vitin e ardhshem dhe se mbetet ende pune per te bere per te permiresuar ekonomine dhe per te pershpejtuar shtimin e vendeve te reja te punes.
Ky vazhdon te mbetet nje moment i rendesishem per shtresen e mesme te popullsise dhe ne duhet te vazhdojme punen se bashku demokrate dhe republikane per te siguruar qe ekonomia te vazhdoje te rritet dhe per te bere te mundur qe me teper vende te reja pune te krijohen.
Kjo eshte hera e katert qysh prej fitimit te postit ne vitin 2008 qe Presidenti Obama dhe familja e tij kalojne pushimet e Krishlindjeve ne Havai. Kete vit ata do te jene ne ishullin Oahu.
Zyrtaret e Shtepise se Bardhe theksojne se asnjehere Presidenti nuk pushon plotesisht. Keshilltaret e tij do te vazhdojne ta njoftojne zotin Obama mbi nje sere problemesh lidhur me vendin dhe me politikat e jashtme.