E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ukrainë, gjykata e Apelit mbështet dënimin e Timoshenkos

Gjykata e apelit në Ukrainë ka mbështetur vendimin që ka shpallur fajtore dhe e ka dënuar me shtatë vite burg ish-kryeministren Julia Timoshenko.

Timoshenko u burgos për tejkalim të autoritetit në ndërmjetësimin e një marrëveshje të gazit në vitin 2009 me Rusinë.

Ajo ka mohuar çdo akuzë dhe ka hedhur poshtë gjykimin duke e cilësuar si pjesë të një fushate nga presidenti, Viktor Janukoviç, për të hequr qafe një rival politik.

Edhe Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian e kanë dënuar gjykimin si të motivuar politikisht.

Timoshenko ka hedhur poshtë seancën e ankesës duke e cilësuar si një “farsë” dhe ka paraqitur një rast në Gjykatën Evropiane të të Drejtave të Njeriut.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›