E Shtunë, 31 Tetor 2026

Obama shpall stafin e sigurisë

Presidenti i sapozgjedhur amerikan Barack Obama ka emëruar zyrtarisht ish-rivalen Hillary Clinton sekretare te Shtetit. Në një konferencë për shtyp në Çikago, Obama ka bërë të ditur gjithashtu se Robert Gates do të vazhdojë të mbetet në krye të Pentagonit. Kreu i ri i Shtëpisë së Bardhë ka emëruar Susan Rice, këshilltaren e tij për politikën e jashtme, si ambasadoren e re të SHBA-së ne OKB-ë. Ndërkohë, ish-gjenerali i marinsave Jim Jones do të jetë kreu i ri i Këshillit për Sigurinë Kombëtare, ndërsa një grua italo-amerikane, guvernatorja e Arizones Janet Napolitano, do të jetë në krye të Ministrisë së Sigurisë së Brendshme. Avokati dhe ish-funksionari i lartë i administratës Clinton, Eric Holder është ministri i ri i Drejtësisë.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›