E Shtunë, 31 Tetor 2026

Turqia, ligj kundër ''Sulltanit të Madhërishëm"

Një deputet i Partisë për Drejtësi dhe Zhvillim (AKP) në Stamboll, ka dorëzuar peticionin parlamentar për nxjerrjen e një ligji që do të ndalojë transmetimin e serialit "Yüzyıl Muhteşem", i njohur tek ne si “Sulltani i Madhërishëm”.

Telenovela turke e cila është vlerësuar si realizimi më i madh turk i të gjitha kohërave dhe ka thyer kufijtë e shikueshmërisë jo vetëm në Turqi, por edhe jashtë saj nuk do të trasmetohet dhe riprodhohet më, nëse propozimi i tij për një projekt-ligj miratohet nga Parlamenti, ka bërë të ditur deputeti i partisë në pushtet.   Oktay Saral tha në një emision televiziv se propozimi ligji që ai paraqiti do të diskutohet në Parlament në fillim të 2013. "Në vitin 2013," Muteşem Yüzyıl 'do të ndalohet nga transmetimi", tha ai.

Shkak për këtë vendim nga qeveria e Erdogan është bërë fakti se sipas tyre, ajo poshtëron personalitetet dhe vlerat kombëtare të Turqisë.  /Indeksonline/

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›