E Shtunë, 31 Tetor 2026

Soni rrëfen prapaskenat e X Factor

Soni Malaj, i është rikthyer Shqipërisë dhe prej javësh e shohim në ekran si gjykatëse në jurinë e “X Factor Albania”.

Këngëtarja ka rrëfyer ndjesinë e kthimit në atdhe pas këtyre 2 viteve mungesë. "Që kur zbrita në aeroport përjetova një emocion shumë të madh dhe kuptova që më kishte munguar vërtet shumë Tirana, sepse sido që të jetë, u bënë pothuajse 2 vjet që unë nuk isha e pranishme këtu dhe më kishin munguar familjarët, shoqëria... Kur fillova të punoja pastaj, pashë që më kishte munguar edhe puna. Nuk e kisha vënë re këtë fakt. Tirana m’u duk shumë e bukur dhe familjarët po më thonin: ‘eh, ç’bën malli’, sepse më dukej gjithçka fantastike", ka thënë ajo për mediat shqiptare.   Soni ka treguar si është roli i anëtares së jurisë në “X Factor”, duke u shprehur shumë falënderuese ndaj organizatorëve. "Ishte vërtete një kënaqësi shumë e madhe kur unë e mora ftesën. Ndihem jashtëzakonisht shumë mirë në familjen e madhe “Klan”, sepse përveç punës që më sjell shumë kënaqësi, ambienti përreth më ofron energji pozitive dhe shumë dashuri. Nisur nga këto kushte, do doja vërtet që edhe vitin tjetër të isha në jurinë e “X Factor”, sepse kam shumë komoditet, kam mbështetjen maksimale të stafit, kurimin maksimal nga zonjat Grabocka dhe Vejsiu", ka thënë këngëtarja,   Ajo ka shtuar se asaj i duhet të mendoj vetëm për anën e gjykimit, për të tjerat kujdesen organizatoret. /Indeksonline/  

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›