“Portokajtë” për fundvit

Krishtlindja në periferi, respektivisht atmosfera familjare, zbukurimet dhe një aferë skandaloze e dashurisë, e cila kërcënon të shkatërrojë dy familje, është boshti rreth të cilit zhvillohet ngjarja e filmit “The Oranges”. Mbase kjo nuk është temë që do të mund të pritej nga një film që shfaqet pak para festave të fundvitit, por pikërisht kjo është tema e kësaj komedie të mrekullueshme.
Në fakt, familjet Walling dhe Ostroff, që ngjajnë në shumë familje të tjera që jetojnë në periferi, shoqërohen mbi 20 vite. Ato ndanin bashkë darkat e fundjavave, hobit e tyre, shkonin bashkë në piknikë... derisa, pas një pauze të gjatë, vajza e lazdruar, Nina Ostroff, kthehet në shtëpinë e saj për festa. Dhe, në vend që të interesohet për djalin e suksesshëm të familjes Walling, vëmendjen e saj e tërheq miku më i mirë i prindërve të saj, David...