E Shtunë, 31 Tetor 2026

Obama sot në OKB: Dhuna është e papranueshme

SHBA - Presidenti amerikan Barak Obama do t'i drejtohet sot Asamblesë së Përgjithshme te Kombeve të Bashkuara, ku ai planifikon të thotë se dhuna është e papranueshme.

Siria dhe turbullirat në Lindjen e Mesme pritet të mbizotërojnë sesionin e këtij viti të OKB-së në Nju Jork.

Shtëpia e Bardhë thotë se zoti Obama do t’a bëjë të qartë se qeveria e Shteteve të Bashkuara refuzon videon anti-islam, por se dhuna që shpërtheu jashtë ambasadave amerikane në të gjithë botën arabe në reagim të kësaj vidioje është e papranueshme.

Presidenti ka në plan gjithashtu të thotë se Shtetet e Bashkuara nuk do të tërhiqen nga angazhimi në botë dhe do të qëndrojë fuqimisht për vlerat demokratike.

Më shumë se 120 udhëheqës botërorë marrin pjesë në sesionin e Asamblesë së Përgjithshme për të diskutuar dhe debatuar mbi luftërat, krizat politike dhe shqetësimet humanitare në botë.

Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Ban Ki-moon thotë se Siria d o të jetë në krye të vëmendjes.

Bota është bllokuar në mënyrën se si t'a zgjidhë çështjen e luftës civile në Siri, ku janë vrarë më shumë se 20 mijë njerëz, Në Këshillin e Sigurimit, Rusia dhe Kina u kanë vënë veton sanksioneve të ashpra kundër qeverisë siriane, dhe Shtetet e Bashkuara nuk kanë shprehur asnjë dëshirë për ndërhyrje ushtarake.

(a.k/voa/BalkanWeb)

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›