E Shtunë, 31 Tetor 2026

Serbë e kosovarë, i bashkon Heroina

Policia e Kosovës tha se ka arrestuar gjashtë persona të dyshuar për përfshirje në krim të organizuar. Gjatë një operacioni të koduar me emrin “Ylberi”, policia tha se ka konfiskuar rreth gjashtë kilogramë substancë narkotike të tipit Heroinë. Operacioni është zhvilluar në Prishtinë dhe në Prizren dhe gjatë tij janë konfiskuar edhe dy revole, një sasi municionesh, tri makina dhe para në vlerën rreth 50 mijë euro. 

Gjashtë të dyshuar, nga të cilët dy shtetas të Serbisë dhe katër shtetas të Kosovës, po mbahen nën arrest, nën dyshimet për krim të organizuar dhe posedim e shpërndarje të substancave narkotike. Policia tha se është vënë në kërkim edhe të disa të dyshuarve të tjerë që besohet se janë pjesë e këtij grupi, i cili synonte që lëndët narkotike t’i transportonte për në shtetet e Evropës perëndimore.
(e.m/GSh/BalkanWeb)

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›