Obama tepër optimist gjatë takimit me Lavrovin
Uashington - Presidenti amerikan, Barak Obama, është shfaqur mjaft optimist gjatë takimit me shefin e diplomacisë ruse, Sergei Lavrov. Në këtë takim Obama deklaroi se Shtetet e Bashkuara dhe Rusia kanë një mundësi të shkëlqyer për të përmirësuar marrëdhëniet mbi një sërë çështjesh, duke futur edhe mospërhapjen e armëve bërthamore, krizën botërore dhe konfliktin në Irak.
Takimi me Lavrovin u zhvillua në kuadër të përgatitjeve për takimin e nivelit të lartë që do të ketë Obama me presidentin rus, Dimitri Medvedev, në muajin korrik. Në takimin e korrikut, Obama dhe Medvedev shpresojnë të shqyrtojnë një kornizë për një marrëveshje të re mbi armët bërthamore.