E Diel, 1 Nëntor 2026

PS: Platformë për emigrantët

Tiranë -Partia Socialiste ka prezantuar platformën për votën e emigrantëve. Gjatë fjalës së tij, kryetari i Partisë Socialiste Edi Rama theksoi se duhet të çohet në vend një e drejtë e mohuar prej 15 vjetësh.“Është e domosdoshme që ti japim më shumë dinjitet shoqërisë shqiptare dhe për të vendosur në vend një të drejtë të mohuar prej 15 vjetësh, që është e drejta për votim e atyre që janë kontributorët më të mëdhenj të ekonomisë, emigrantët shqiptarë.”-theksoi Rama.

Duke u ndaluar tek investimet sipërmarrësve të huaj në Shqipëri, kreu socialist nënvizoi faktin se, “investimet e huaja në Shqipëri janë kontribute direkte të emigrantëve dhe emigranteve përmes familjeve të tyre”.

"Vetëm kjo mjafton për të kuptuar sesa e padrejtë është lënia jashtë procesit të vendimmarrjes dhe mohimit të të drejtës për të votuar të këtyre njerëzve, gjatë të këtyre 18 viteve, tha Rama, ndërsa premtoi se, "me ardhjen në pushtet të PS-së, do të hapim sportele në të gjitha vendet e Botës që emigrantët të aplikojnë për pasaporta biometrike, dhe do të bëjmë marrëveshje për të njohur sigurimet shoqërore të tyre.”

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›