E Diel, 1 Nëntor 2026

Obama thekson rolin drejtues te perendimit ne politiken boterore

Gjate vizites se tij ne Britanine e Madhe Presidenti i SHBA-se Barack Obama mbrojti rolin udheheqes global te perendimit ne politiken boterore. Zhvillimi i vendeve ne ekspansion ekonomik si Kina India dhe Brazili nuk eshtei lidhur domosdoshmerisht me renien e fuqive te vjetra boterore si SHBA dhe Evropa tha Obama te merkuren para dy dhomave te parlamentit britanik. Presidenti SHBA-se perseriti lidhjet e ngushta te Uashingtonit me partneret tradicionale evropiane. Kam ardhur ketu per te riafirmuar nje nga aleancat me te vjetra me te forta qe ka njohur ndonjehere bota. Dhe arsyeja per kete miqesi te ngushte nuk eshte vetem historia jone e perbashket trashegimia jone e perbashket lidhjet tona gjuhesore dhe kulturore. Marredhenia jane eshte e vecante per shkak te vlerave dhe besimeve qe kane bashkuar popujt tane gjate koherave.Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Obama ne parlamentin britanik

Fjalimi i Obames u prit meinteres ne Britanine e Madhe. Para Obames qe nga Lufta e Dyte Boterore vetem Papa Benedikti i XVI luftetari i lirise se Afrikes se Jugut Nelson Mandela dhe ish-presidenti francez Charles de Gaulle kane folur para te dyja dhomave te parlamentit. Komentatoret paten spekuluar me pare se Obama mund te bente te qarte se e sheh te ardhmen e Shteteve te Bashkuara ne anen e fuqive te medha ne ekspansion ekonomik.

Aleanca e SHBA-se me perendimin mbetet vendimtare per te ardhmen

Eshte bere e modes te pyetet ne se zhvillimi i ketyre kombeve do te coje ne humbjen e ndikimit te SHBA-se apo Evropes tha Obama. Por nuk eshte keshtu. Kane qene SHBA Britania e Madhe dhe aleatet e tyre demokrate qe kane krijuar nje bote ne te cilen kane mundur te krijohen kombe te reja dhe te zhvillohen individet. Kjo aleance do te mbetet vendimtare ne te ardhmen per te arritur synimin njeshekull me paqesor me te begate dhe me te drejte edhe pse ka me shume shtete se me pare qe mbajne pergjegjesi.Vendet si Kina dhe Brazili po zhvillohen me hapa te medhenj. Ne duhet ta mirepresim kete zhvillim sepse ka shpetuar qindra miliona ne bote nga varferia dhe ka krijuar tregje te reja dhe mundesi per vendet tona.

Aleatet e vjeter nukduhet te shtrihen mbi dafina porositi presidenti i SHBA-se. Per te mbajtur poziten e tij drejtuese perendimi duhet te perballet me sfidat e reja sic jane terrorizmi dhe transformimi i klimes dhe te forcoje aftesine konkurruese. Ne duhet te dyfishojme investimet tona ne shkence dhe inxhinieri dhe te forcojme perpjekjet tona per pergatitjen e fuqise punetore te kualifikuar mire tha Obama.

Gadafi duhet te largohet

Obama foli edhe per kryengritjet popullore ne Afriken e Veriut dhe ne Lindjen e Mesme. Per te realizuar kalimin paqesor ne demokraci keto vende kane nevoje per ndihme. Te gjithe duhet ta kene te qarte Ajo qe perjetojme ne Teheran Tunis dhe ne sheshin Tahrir ne Kajro eshte nje deshire e madhe per te njejtat liri te cilat ne i konsiderojme te vetekuptueshme ne shtepine tone. Megjithate njerezit e ketyre vendeve duhet te luftojne vete per ti fituar keto liri ato nuk mund te imponohen nga jashte tha Obama.

Bildunterschrift Obama dhe Cameron ne konference shtypi

Se bashku me Britanine e Madhe Obama do te rrise presionin ndaj despoteve si sundimtari i Libise Muamar al Gadafi. Libia e ardhshme eshte e paimagjinueshme me Gadafin ne krye. Ai duhet te largohet tha kryeministri britanikCameron ne nje konference te perbashket shtypi. Obama ishte i te njejtit mendim. Por ai sqaroi se mundesite e arritjeve me rruge ushtarake jane te kufizuara dhe perjashtoi nderhyrjen me forca tokesore ne Libi. NATO mund te jape mbeshtetje vetem nga ajri lufta ne toke eshte pune e rebeleve libiane.

NeLindjen e Mesme Obama i beri thirrje perseri organizates radikale-islamiste Hamas qe te heqe dore nga dhuna. Hamasi deri tani as nuk ka hequr dore nga dhuna dhe as nuk ka njohur te drejten e ekzistences se shtetit te Izraelit tha Obama. Ne keto kushte eshte e veshtire te presesh nga Izraeli bisedime serioze me Hamasin. Kufijte e vitit 1967 duhet te sherbejne si pikenisje e diskutimit. Edhe Cameron tha se palestinezet duhet ta dine se kufijte e 1967 mund te ishin nje pikenisje per shkembim territoresh.

Autor dpa/A Verbica

Redaktoi E Ajazaj

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›