Obama thirrje kongresit për miratimin e paketës ekonomike
Presidenti i zgjedhur Barak Obama vazhdon t'i bëjë thirrje Kongresit të miratojë pa humbur kohë paketën ekonomike, për të cilën ai shpreson se do të nënshkruhet në ligj që javët e para të fillimit të tij nga detyra në postin e Presidentit. Ligjvënësit amerikanë të të dyja partive janë të një mendimi, se nuk ka kohë për të humbur, në mënyrë që të parandalohet përkeqësimi i gjendjes ekonomike të vendit; por ende ekzistojnë mosmarrëveshje lidhur me përmbajtjen e paketës së stimujve: Në kushtet kur Departamenti i Punës ka njoftuar se niveli i papunësisë ka arritur në 7, 2 për qind, shifra më e lartë kjo në 16 vitet e fundit, Presidenti i zgjedhur Barak Obama thotë se çdo vonesë në përpjekjet për ta penguar përkeqësimin e ekonomisë do ta rëndonte edhe më tej krizën aktuale.