E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bashkimi Europian sot mbledhje për krizën e gazit

Ministrat e BE-së për energjinë zhvillojnë sot në Bruksel një takim urgjent për të diskutuar krizën e furnizimit me gaz nga Rusia. Në mbledhje do të shihen mënyrat e parandalimit të ndonjë përsëritje të kësaj krize, që ka lënë me qindra mijëra familje pa ngrohje, në kushtet e një moti të ftohtë. Në të njëjtën kohë po ndërmerren hapa të tjera, përfshirë këtu edhe Komisionin Europian dhe Ukrainën, që kanë si qëllim të zgjidhin mosmarreveshjet aktuale. Rusia kishte rënë dakort për një marrëveshje, por më vone e quajti të pavlefshme, duke thënë se Ukraina kishte mohuar borxhet që i kishte Rusisë nga e kaluara në lidhje me furnizimet me gaz. Shefi i komisionit europian, Joze Manuel Barroso, dhe kryeministrja e Ukrainës, Yulia Tymoshenko, thonë se ata kanë rënë dakort për të adresuar kundërshtimet e fundit të Rusisë.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›