E Shtunë, 31 Tetor 2026

Obama, thirrje për zgjedhje të lira

Presidenti amerikan Barak Obama i ka bërë thirrje autoriteteve në Tunizi, për zgjedhje të lira dhe në respektim të të drejtave njerëzore. Në një deklaratë të shpërndarë mbrëmjen e djeshme në Shtëpinë e Bardhë, Obama dënon çdo lloj dhune dhe pret nga populli tunizian dinjitet dhe kurajo.
 

"U bëj thirrje të gjitha palëve që të ruajnë qetësinë dhe të shmangin dhunën, gjithashtu i kërkoj qeverisë së Tunizisë që të respektjë të drejtat njerëzore për zhvillimin e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme", shkruhet në komunikatën e Shtëpisë së Bardhë.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›