E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vlorë, rritet numri i të prekurve me gripin stinor

Në Vlorë, numri i personave të prekur nga gripi stinor po rritet me hapa të shpejtë. Mësohet se të prekurit po marrin shërbime në ambulanca, ndërsa vijonë ekzaminimet për të prekurit me grip derri.
 

Drejtuesit e Shëndetësisë ka theksuar se tashmë jemi në një situatë epidemie, ndërkohë që rastet me komplikacione të rënda po shtohen, jo vetëm për ata që preken nga virusi pandemik, por edhe nga gripi stinor.
 

Ashtu siç është paarlajmëruar nga specialistët, gripi stinor është shfaqur më kërcënues se A/H1N1. Gripi stinor, prek në shumicën e rasteve fëmijët, ndaj mjekët rekomandojnë injektimin e vaksinës në një kohë sa më të shpejtë.
 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›