E Diel, 1 Nëntor 2026

Obama u kerkon bizneseve te mbajne vendet e punes brenda Amerikes

Presidenti i Shteteve te Bashkuara Barack Obama do ti inkurajoje udheheqesit e biznesit javen e ardhshme qe ti mbajne vendet e punes brenda Amerikes dhe jo ti transferojne jashte kufijve.

Zoti Obama tha ne fjalimin e tij te perjavshem se do te drejtoje nje forum te merkuren ne Shtepine e Bardhe ku do te takohet me udheheqes biznesi qe po japin shembullin e hapjes se vendeve te punes brenda vendit. Presidenti thote se do qe te ndihmoje biznese te tjera qe te vazhdojne ne keto gjurme.

Zoti Obama thote se do te beje gjithcka qe eshte ne fuqine e tij  per ta cuar ekonomine perpara.

Kandidatet republikane presidenciale e kane kritikuar ashper Presidentin Obama se nuk ka bere sa cduhet per te stimuluar ekonomine.

Ne fjalimin e perjavshem te republikaneve po sot anetarja e Kongresit Nan Hayworth e Nju Jorkut kritikoi administraten per perqindjen e larte te papunesise.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›