E Shtunë, 31 Tetor 2026

Qender virtuale per te moshuarit ne Virxhinia

Ne nje komunitet te vogel ne Virxhinia banoret e moshuar kane zhvilluar nje program qe i ndihmon ata te jene aktive dhe te angazhuar pa patur ndikim te madh ne buxhetin e qeverise lokale. Korrespondentja e Zerit te Amerikes June Soh sjell me shume hollesi mbi kete program te vecante.

Kjo eshte nje nga kater klasat e vallezimit qe ofrohet per te moshuarit ne lagjet e qytetit Burke dhe West Springfield ne Virxhinia. Programi javor eshte shume popullor ne mesin e banoreve te moshuar me me shume se 60 pjesemarres ne secilen klase.

Me pelqen te vij ketu. shte mire te bej prova me ben te lumtur. shte edhe si gjimnastike per trurin pasi duhet te mbaj ne mend hapat e vallezimit.

Ky aktivitet nuk ekzistonte deri para dy vitesh kur Corazon Foley kerkoi nga zyrtaret e bashkise te ndertojne nje qender lokale per te moshuarit.

Ne fillim ata na thane se nuk mund te behej sepse nuk kishte fonde dhe staf. Une u thashe atyre se fondet duhen per ndertimin e e nje objekti por ne nuk duam para per ndertimin e nje ndertese te re. Ne mund te perdorim nje kishe ose ndonje grup tjeter qe mund te na lejoje perdorimin e objekteve te tyre.

Keshtu u krijua Qendra per te Moshuarit pa patur nevoje per ngritjen e nje objekti.

shte qender e te moshuarve me nje program por pa objekt.

Duke shfrytezuar hapesirat e dhuruara nga kishat shkollat bibliotekat dhe bizneset qendra virtuale ofron dhjetera programe dhe aktivitete si joga Tai Chi klube per leximin e librave dhe klasa per mesimin e kompjutereve. Nje tarife pese dollaresh qe paguajne pjesemarresit perdoret per te paguar mesuesit.

Annette Devito thote se ajo gjithmone perpiqet te mesoj gjera te reja.

Nje nga gjerat kryesore qe kemi mesuar sot ishte perdorimi i facebook-ut.

Shirley Dibartolo thote se ajo dhe burri i saj pelqejne klasen e vallezimit.

Mendoj se shoqerimi me te tjeret eshte aktivitet shume i mire. Ne kemi krijuar miqesi te reja dhe jemi me aktive. Aktivitetet si ky na bejne te dalim nga shtepia.

John Cook i cili eshte anetar i bordit mbikqyres te bashkise se Fairfaksit thote se Qendra e te Moshuareve eshte nje shembull i mire i bashkepunimit te sektorit publik me ate privat.

Stafi i bashkise te Fairfaksit eshte i angazhuar ne kete program por ky eshte nje program qe drejtohet ne bashkepunim me qytetaret vullnetare dhe ky eshte nje bashkepunim i mire qe ne kemi.

Perpjekjet e te moshuareve dhe partneriteti per realizimin e ketij programi eshte vleresuar nga te tjeret. Ne vitin 2010 qendra e te moshuareve ka marre nje shperblim per angazhimin e tyre ne integrimin e te moshuareve nga Agjencia per Mbrojtjen e Mjedisit dhe nje cmim tjeter nga Shoqata Kombetare e Bashkive.

Nga ndihma qe u jepet te moshuarve perfitojne familjet dhe gjithe komuniteti.

Foley gjithashtu thote se te moshuarit te cilet fizikisht jane aktive mund te ndihmojne vendin ne trajtimin e krizes se kujdesit shendetesor.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›