E Shtunë, 31 Tetor 2026

Sulmi në Siri, reagon qeveria

Ministria e Brendshme siriane ka reaguar pas shpërthimit vetëvrasës në kryeqytetin Damask, ku ka pohuar se do të godasë te gjith ate që cënojne sigurinë e shtetit, ndërkohë që në anën tjetër ka vazhduar dhunën ndaj protestuesve.
 

Por pavarësisht deklaratave të qeverisë, në Siri ditën e enjte humbën jetën më tepër se 60 persona.
 

Sulmi vetëvrasës i Damaskut, ishte i dyti i këtij lloji në kryeqytet brenda dy javëve. Viktimat përfshinin kryesisht personelin e zbatimit të ligjit dhe disa civilë, bëri të ditur Agjencia e lajmeve Arabe e Sirisë. Të paktën 26 persona vdiqën dhe të 63 të tjerë u plagosën.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›