Shtepizat qe krijojne melodi ne Nju Orlins

Quhet Kutia Muzikore por ne fakt nuk kemi te bejme me nje kuti te mirefillte. Behet fjale per nje ambjent shume te vogel nje grumbull shtepizash thuajse te shkaterruara ne nje rruge te qete te Nju Orlinsit. Prej tyre degjohet muzike dite e nate. Materiali ne vazhdim na shpjegon me teper per kete zone te Nju Orlinsit
Ne kete qyteze muzikore...muret tingellojne... dhe dridhjet krijojne melodi.
Ne muret e kesaj ngrehine eshte nje kompiuter qe regjistron dhe riperserit tingujt. Taylor Lee Shepherd eshte krijuesi...
Ai qe degjuat pak me pare ishte zeri im i cili futet ne kete kuti dhe me pas mund te ridegjohet serish. Sistem eshte shume dimensional. Mund te vendosesh cfare te duash ne kete sistem dhe te bashkosh ose vecosh tinguj te ndryshem.
Reneeja nga Nju Jorku interpreton ne bas...
Nje mikesh e saj provon ti bjere baterise...
Nuk eshte menyra tradicionale e interpretimit ne bateri me instrumentin para syve. Tingulli eshte perreth dhe e degjon ate nga te gjitha anet.
Xhosh Fast krijon muzike duke ngjitur shkallet.
Ndersa ngjitesh neper shkallet cilindrike ka pedale te ndryshme qe mund te shtypesh duke krijuar tinguj te ndryshem ne gjatesi te ndryshme.
Norman Nail solli ketu femijet e tij.
Vendosa ti sillja femijet ketu pas shkolles. U pelqen shume. U pelqejne kemboret zona e baterise karrikja po kalojme shume mire.
Artistet e kane ndertuar kete ngrehine nga mbetjet e nje vile te vjeter- nje perpjekje per te sjell ne jete zonat e lena pas dore.
Ne Nju Orlins ne kemi shtepi te vjetra ku era fershellen duku kaluar mes tyre e duket sikur i gjithe ambjenti tingellon. Ketu ka muzikanet qe jetojne me muziken e tyre brenda mureve te ketyre shtepive dhe gjithmon degjon fqinjet qe luajne muzike dhe kendojne kenget e tyre.
Me kohe Martin shpreson qe te zevendesoje keto shtepiza te rrenuara me nje shtepi te madhe muzikore.