E Shtunë, 31 Tetor 2026

Obama u telefonon astronautve të "Discovery"

Presidenti i SHBA-së Barak Obama u distancua me disa qindra kilometra nga realiteti i ashpër i planetit për të shijuar një kënaqësi pothuajse fëmijërore, duke diskutuar me anëtarë të anijes hapësinore "Discovery" dhe të Stacionit Hapësinor Ndërkombëtar. "Ju shohim të kërceni pak, keni ndonjë gjë për t'ju mbajtur pas karriges? A duhet ndonjë trajnim i posaçëm për të qenë pjesë e misionit? A ka efekt tek gjumi mungesa e peshës?". Për një gjysmë ore, që është një përjetësi për orarin e një presidenti amerikan, Obama u drejtoi pyetje dhe diskutoi përmes një videokonference me anëtarët e Stacionit Hapësinor Ndërkombëtar ISS, në orbitë, dhe me ekuipazhin e anijes që sapo është ulur aty. "Mirëdita, komandant, më dëgjoni?", filloi bisedën Obama, i rrethuar nga disa nxënës, që me siguri po iu realizohej një ëndërr e ndoshta njëkohësisht edhe e vetë Presidentit të Shteteve të Bashkuara. "Dëgjuesin, zotëri", i tha fshehurazi njëri nga bashkëpunëtorët e tij. Atëherë, Obama kapi aparatin e vendosur mbi tryezë dhe filloi sërish të fliste. "Zoti president, mirëserdhët në bordin e Stacionit Hapësinor Ndërkombëtar, ku na është bashkuar ekuipazhi ndërkombëtar i anijes hapësinore 'Discovery'. Mirëserdhët në bord. Jemi të kënaqur që ju dëgjojmë. Ju dëgjojmë shkëlqyeshëm", u përgjigj ekuipazhi. Ky ishte fillimi i një bisede të çlirët, që ndërpritetj herë pas here nga shpërthime të qeshurash, ku Obama drejtonte pyetje mbi aktivitetet që po zhvillohen në hapësirë, ose rimerrte ato të fëmijëve që kishte pranë.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›