Obama u tregon palestinezeve perspektiven e anetaresimit ne Kombet e Bashkuara

Presidenti amerikan Barak Obama u ka hapur palestinezeve perspektiven e nje antaresimi te shpejte ne Kombet e Bashkuara. Nese bisedimet e paqes me Izralin perfundojne me sukses atehere nje shtet palestinez mund te pranohet ne Organizaten e Kombeve te Bashkuara ne vitin 2011 tha Obama ne fjalimin e mbajtur te enjten para Asamblese se Pergjithshme te Kombeve te Bashkuara.
Brenda nje viti mund te arrihet marreveshje paqesore midis Izraelit dhe palestinezeve cka do te na sillte nje shtet te ri anetar te Kombeve te Bashkuara nje shtet te pavarur palestinez i cili jeton ne paqe me Izralin.
Presidenti amerikan i ben thirrje vendeve arabe qe te angazhohen me shume per procesin e paqes. Nese nuk do te arrihet marreveshje atehere palestinezet nuk do te arrijne kurre te mesojne cfare krenarie dhe dinjiteti sjell me vete nje shtet i veti.
Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Asambleja e Pergjithshme e OKB-se ne Nju-Jork.Bisedimet direkte per marreveshjen e paqes midis izraeliteve dhe palestinezeve filluan serish ne fillim te muajit shtator ne Uashington. Ne to u vendos objektivi qe brenda ketij viti te arrihet nje marreveshje. Konflikti per ndertimin e ngulimeve izraelite ne territoret palestineze rrezikon qe bisedimet te deshtojne.
Ne seline e Kombeve te Bashkuara ne Nju-Jork u zhvilluan debatet e pergjithshme vjetore te Asamblese se Pergjithshme. Takimi i kryetareve te shteteve dhe te qeverive u hap me fjalimet e presidentit amerikan Barack Obama dhe te Sekretarit te Pergjithshem te Kombeve te Bashkuara Ban Ki-Mun. Edhe presidenti iranian Mahmud Ahmadinedshad ishte ne radhen e folesve.
Westerwelle ve ne pah ambiciet gjermane per anetaresi ne Keshillin e Sigurimit
Gjermania perfaqesohet nga ministri i Jashtem Guido Westerwelle i cili pritet ta mbaje fjalimin diten e shtune. Ai kerkon qe Gjermania te behet anetare e Keshillit te Sigurimit. Aty Gjermania do te luftonte ne menyre te vecante per carmatimin nuklear.
Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Angela Merkel duke folur ne Asamblene e Pergjithshme te OKB Nju Jork.Ne muajin tetor Keshilli i Sigurimit te Kombeve te Bashkuara merr vendimin per anetaret e rinj. Gjermania ka qene nga viti 2002 deri 2003 anetar i perkohshem. Per tu zgjedhur per dy vjet ne Keshillin e Sigurimit Gjermanise i duhen dy te tretat e votave te 192 anetareve te Kombeve te Bashkuara. Ndryshe nga anetaret e perhershem te Kombeve te Bashkuara SHBA Rusi Kine Britani e Madhe dhe France dhjete anetaret e perkohshem nuk kane te drejten e vetos.
Ne konfliktin atomik me Iranin pese fuqite me te drejte vetoje dhe Gjermania kerkojne zgjidhje te shpejte nepermjet bisedimeve sic thuhet ne deklaraten e ministrave te jashtem te grupit 5-1. Konkretisht ata u deklaruan te gatshem per te diskutuar ndryshimet ne nje marreveshje per pasurimin e uranit iranian ne vende te tjera. Irani nuk leshon pe. Ministri i Jashtem Manushehr Motaki kerkoi qe Iranit ti njihet e drejta per perdorimin civil te energjise atomike.
Autor Agjensite/ Aida Cama
Redaktoi Elert Ajazaj