Obama udhëheq në votimet paraprake

Sipas një vrojtimi mbi këtë grup votuesish, Obama kryeson me 59 për qind, ndërsa Romney ka vetëm 31 për qind. “Përmasa e kampionit të vrojtuar është relativisht i vogël dhe norma e gabimit është 10 për qind, por diferenca e madhe mes dy kandidatëve e bën vrojtimin të saktë”, thotë “Reuters”.
Ndërsa zgjedhjet e 6 nëntorit janë vetëm tri javë larg, 7 për qind e të pyeturve kanë votuar personalisht ose kanë votuar me postë. Rezultatet e vrojtimit tregojnë se votimet para datës së zgjedhjeve ka gjasa që do të luajnë një rol më të madh këtë vit, nga sa patën në vitin 2008, kur afërsisht një në tre amerikanë votoi para ditës së zgjedhjeve.
Si Obama, ashtu edhe Romney, po punojnë për të bindur mbështetësit e tyre të votojnë sa më parë të jetë e mundur, në mënyrë që fushata e tyre të përqendrohet në trokitjet derë më derë dhe në komunikimet me telefon, për të tërhequr ata që janë ende të pavendosur.