E Shtunë, 31 Tetor 2026

Dështimi i euros zhyt Evropën në luftë!

Evropa mund të zhytet në luftë nëse euro dështon. Paralajmërimi i frikshëm vjen nga Vince Cable, sekretari britanik i Biznesit, i cili deklaroi se ‘pasojat e dështimit të monedhës së përbashkët evropiane mund të jenë të pallogaritshme për Evropën, por edhe të tmerrshme për Britaninë e Madhe”.

Ndërsa e përshkroi euron si tepër të çmuar, Cable tha se ‘nuk ka asnjë garanci absolute që Evropa nuk do të dezintegrohet në një konflikt, nëse Eurozona shpërbëhet. “Mendoj se duhet ta marrim parasysh që nëse Eurozona shpërbehet duke shkatërruar projektin evropian, dhe ekziston rreziku që kjo të ndodhë, atëherë pasojat do të jenë absolutisht të pallogaritshme”, tha ai.

Deklarata e Cable vjen vetëm tri ditë pasi BE fitoi çmimin ‘Nobel’ të Paqes për kontributin e tij në stabilizimin e kontinentit të vjetër, çmim ky që shkaktoi kritika te shumta, duke pasur parasysh se krizën më të rëndë financiare me të cilën po përballet unioni, që ka shkaktuar dhunë dhe trazira në mbarë Evropën.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›