Obama, udhëheqës botërorë nderojnë veteranët në përvjetorin e Luftës I Botërore
Presidenti Barak Obama do të shënojë sot Ditën e Veteranëve për herë të parë gjatë presidencës së tij. Ai do të vendosë një kurorë dhe do të mbajë një fjalim në Varrezat Kombëtare të Arlingtonit.
Zoti Obama dhe bashkëshortja e tij Mishel, do ta fillojnë ditën dike mirëpritur veteranë për mëngjes në Shtëpinë e Bardhë.
Kjo do të jetë një ndër ceremonitë e shumta që zhvillohen në Shtetet e Bashkuara dhe në botë me rastin e 91 vjetorit të marrëveshjes për ndalim-zjarri që i dha fund Luftës së Parë Botërore, e cila u arrit zyrtarisht " në orën e 11 të ditës së 11 të muajit të 11."
Në Londër, Mbretëresha Elizabetë drejtoi shërbimet përkujtimore me rastine kësaj dite, në nderim të të rënëve. Ceremoni që përfshiu edhe 2 minuta heshtje, është e para që nuk ndiqet nga asnjë veteran i Luftës së Parë Botërore. 3 veteranët e fundit britanikë të mbetur gjallë nga kjo luftë vdiqën këtë vit.
Në Paris, Presidenti Nikola Sarkozi dhe Kancelarja Angela Merkel morën pjesë në një ceremoni në Varrin e Ushtarit të Panjohur në një ceremoni herët në mëngjes. Zonja Merkel është e para udhëheqëse gjermane që kujton ditën e përfundimit të Luftës së Parë Botërore në Francë. //ad//