Maqedoni, mendohet mbyllja e shkollave nga gripi i derrit
SHKUP- Ministria e Shëndetësisë ka bërë të ditur se nuk ka nevojë për mbajtjen e maskave nga popullata dhe nga nxënësit nëpër shkolla, edhe përkundër frikës dhe panikës që po mbretëron gjatë ditëve të fundit
Edhe Qeveria e Maqedonisë përmes Komisionit për gripin pandemik po shqyrton mundësinë e mbylljes së shkollave, në rast se do të rritet rreziku nga infektimet e vazhdueshme nga gripi H1N1 apo i ashtuquajturi gripi i derrave.
Shqetësimi është rritur nga Ministria e Shëndetësisë, pasi tw dhwnat e fundit e nga laboratori i Institutit për shëndet publik tek mbi 30 persona është konfrimuar prezenca e gripit të ri të tipit A (H1N1), prej të cilëve pesë nxënës. Nga këta nxënës, dy janë të shkollës hotelierike “Lazar Tanevski” dhe nga një nxënësi i shkollave të tjera në Shkup. Komisioni i posaçëm i shëndetësisë ka apeluar që nxënësit e shkollës së mesme “Nikolla Karev” që para disa ditëve ishin kthyer nga ekskurzioni në Budapest, të mos ndjekin mësimin për shtatë ditët e ardhshme.
Ministria e Shëndetësisë ka bërë të ditur se nuk ka nevojë për mbajtjen e maskave nga popullata dhe nga nxënësit nëpër shkolla, edhe përkundër frikës dhe panikës që po mbretëron gjatë ditëve të fundit. Gjithsej 107 raste të konfirmuara laboratorike të të sëmurëve nga gripi i ri pandemik A/H1N1 janë regjistruar nga fundi i qershorit deri më 9 nëntor. Siç lajmëroi Instituti për Shëndet Publik, numri më i madh i personave të sëmurë (91 apo 85 për qind) janë banorë të Shkupit, ndërsa vetëm disa raste individuale janë regjistruar në Koçanë (2), si dhe nga një në Kumanovë, Shtip dhe Strugë. Në mesin e rasteve të konfirmuara të të sëmurëve nga gripi pandemik në Maqedoni, 11 raste janë shtetas të huaj me qëndrim të përkohshëm në vend.
Numri më i madh i të sëmurëve janë persona të rinj – nxënës të moshës 16 vjeçe (10,3 për qind) dhe 17 vjeç (10,3 për qind). Në grupmoshën prej 10-24 vjeçe bëjnë pjesë madje 68,2 për qind e rasteve të konfirmuara laboratorike.
(m.a/ina/BalkanWeb)