Kosovë, Thaçi sulmohet gjatë fushatës në Deçan
DECAN- Kryeministri i Kosovës dhe lideri i Partisë Demokratike të Kosovës, është sulmuar me gurë nga persona të paidentifikuar, pasi ka përfunduar fushatën në Decan.
Porsa ai ka përfunduar fushatën në këtë komunë, e cila aktualisht udhëhiqet nga AAK, eskorta e liderit të PDK-së është gjuajtur me gurë nga persona të panjohur.
Rojet e kryeministrit janë treguar të gatshme për ta mbrojtur liderin e PDK-së , ndërkohë që burime nga vendi i ngjarjes bëjnë të ditur se ka pasur edhe të shtëna armësh. Eskorta e kryeministri pak më parë është nisur në drejtim të Prishtinës.
Ndërsa Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Pejës, Avni Xhevukaj nuk ka përjashtuar mundësinë të ketë ndodhur sulmi ndaj eskortës së Thaçit, megjithëse nuk ka mundur ta konfirmojë këtë.
“Sigurisht se gjitha këto telefonata që po i marr, diçka ka ndodhë, por çka ka ndodhë nuk e di. Duhet të bisedojmë me policë që kanë qenë të teren, t’i marrim informatat dhe t’i plasojmë ato”, ka thënë Xhevukaj.
(m.a/BalkanWeb)