E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kapet në Tiranë makina e vjedhur e Gatuzzos

Është kapur në Tiranë makina e vjedhur e futbollistit të Milanit Genaro Gatuzzo.
Sipas informacioneve makina tip "Range Rover" është kapur në kryeqytet me targa TR 0056 P, ndërsa targat origjinale të makinës janë CË542YG.
Kapja e makinës së lojtarit të Milanit u bë e mundur nga skuadra e Antitrafikut në Drejtorinë e policisë së Tiranës, ndërsa mësohet se automjeti ka hyrë në territorin shqiptar nga shtetas italianë.
Mënjehërë ka nisur procedimi penal për poseduesin e mjetit dhe hetimet për ciklimin dhe targimin e makinës.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›