Obama uron Jahjagën për Fiter Bajramin

Me rastin e Festës së Bajramit të Madh, Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Barack Obama, i ka dërguar telegram urimi Presidentes së Kosovës, Atifete Jahjaga.
“Ramazani ishte muaji gjatë të cilit familjet dhe komuniteti u bashkuan në devotshmëri, në përkushtim dhe lutje. Në emër të popullit Amerikan, ju shpreh juve dhe qytetarëve të Kosovës dëshirat më të mira për Festën e Bajramit të Madh”, thuhet në letrën e presientit Obama. Më tej, në mesazhin e urimit presidenti amerikan thekson se muaji i shenjtë i Ramazanit, mund t`i ketë dhënë rastin për reflektimin dhe ndarjen e begative me familjet dhe më të dashurit.
“Juve dhe popullit tuaj ju dëshiroj paqe, shëndet dhe prosperitet në të ardhmen”, përfundon letra e Obamës drejtuar presidentes kosovare.