E Shtunë, 31 Tetor 2026

Obama vendos:Fotot e Bin Laden nuk publikohen

Obama, Paneta, Klinton dhe ndihmesit me te afert te presidentit amerikan, duke pare misionin live

Shtëpia e Bardhë ka vendosur të mos publikojë fotot e Osama bin Laden, te cilat do te vertetonin vdekjen e tij. Vetë presidenti i SHBA-së, Barack Obama, citohet të ketë thënë se  publikimi i fotove do të ishte një rrezik për sigurinë kombëtare. Ndërkohë, sipas rrjetit televiziv, ABC, sekretarja e shtetit Hillary Klinton dhe sekretari i Mbrojtjes Robert Gates janë shprehur kundër publikimit të fotove.

Ndërkohë italianja “La Repubblica” raporton se janë publikuar foto të viktimave të tjera të aksionit.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›