E Shtunë, 31 Tetor 2026

Obama viziton sot shtetet e prekura nga rrjedhja e naftës


Presidenti amerikan Barak Obama viziton sot në rajonin e Gjirit të Meksikës duke vizituar tre shtete të prekuara nga katastrofa e rrjedhës së naftës në atje. Vizita e presidentit në Misisipi, Alabama dhe Florida do jenë të parat në keto shtete. Tre vizitat e mëparshme u përqendruan në Luizianën e goditur rende nga rrjedha e naftës. Ndërkaq pas kthimit në Uashington të martën, presidenti do t'i drejtohet vendit nga Shtëpia e Bardhë, për të përshkruar planin e tij në ndihmë të rimekëmbjes së zonave të prekura. Të merkurën, ai do të takohet me zyrtarët e lartë të kompanisë BP dhe do t'u kërkojë atyre të krijojnë një numër llogarie speciale për të paguar pretendimet për dëmtime nga individët dhe kompanitë e prekura nga kriza. Obama është kritikuar për trajtimin e krizës që filloi me 20 prill kur një platformë shpimi nafte shpërtheu duke shkaktuar 11 njerëz dhe demtuar një depozitë nafte në fund të detit e cila filloi të rrjedhë mijëra fuçi naftë çdo ditë në Gjirin e Meksikës. Presidenti Barak Obama është zotuar t'u bëjë presion drejtuesve të BP-së për të krijuar një llogari të veçantë bankare për kompensimin e personave që kanë pësuar dëme nga derdhja masive e naftës në Giirin e Meksikës.
Sipas shkencëtarëve çdo ditë në ujërat e Gjirit derdhen 40 mijë fuçi nafte.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›