E Shtunë, 31 Tetor 2026

Greqi/Atentat kundër një zyre shërbimesh fiskale

Një bombë shpërtheu sot në mëngjes përpara një zyre shërbimesh fiskale në lagjen Ambelokipi, pranë qendrës së Athinës, duke shkaktuar dëme materiale, njoftuan burime policore. Gjysmë ore përpara shpërthimit në orën lokale 04:37 (01:37 GMT), që u shoqërua edhe me një zjarr të fuqishëm, disa të panjohur i telefonuan dy të përditshmeve greke për t'i njoftuar për këtë shpërthim, sipas të njëjtit burim. Shërbimet antiterroriste të policisë u ngarkuan me hetimet. Atentatet me lëndë shpërthyese apo djegëse janë të shpeshta në Athinë dhe Selanik (veri) dhe shpesh u hidhen grupeve të ekstremit të majtë ose lëvizjes anarshiste. Ato venë shpesh në shenjestër qendra diplomatike, ndërtesa të interesit publik, banka ose degë të kompanive të ndërtimit të automobilave. Aktet e dhunës kontestuese dhe atentatet janë shtuar në Greqi që pas vdekjes dhjetorin e kaluar të një adoleshenti, të vrarë pas një gabimi policor në lagjen Exarchia, në qendër të kryeqytetit. Vdekja e tij shkaktoi trazira urbane gjatë disa javëve

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›